Politike

FOTOT/ Komisionerët lokalë të PS-PD-LSI-PR u përfshinë në vjedhjen e votave të emigrantëve në Shijak, emrat e njerëzve

28 Korrik 2020, 11:28 Nga DOSJA
FOTOT/ Komisionerët lokalë të PS-PD-LSI-PR u përfshinë

TIRANË- Janë 21 komisionerë të 4 partive në vend që janë provuar sipas Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit se kanë marrë pjesë në votimin e paligjshëm në zgjedhjet parlementare të vitit 2017. Në dosjen 339, prokuroria ka mundur të provojë 3 episode të ndërhyrjes në procesin e votimit, ku të afërm të personave që nuk jetojnë në Shqipëri, por edhe partiakë kanë shkuar dhe kanë votuar në emër të tyre, dhe komisionerët e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane kanë mbyllur sytë. Dosja.al sjell emrat dhe partinë që secili nga këta komisionerë kanë shërbyer në këto zgjedhje.

Bashkim Allushi, PS

Jakup Bregu, PD

Altin Lala, PS 

Kasem Lala, PS

Kujtim Uruçi, PD

Zyhra Lala, LSI

Qemal Domi, PR

Shpëtim Stafa, PD

Elidon Stafa, PS

Ramiz Tuda, PS

Fredi Marku, PD

Dalvis Biba, PD

Emilian Tuda, LSI

Redi Hysa, PR

Besim Bregu, PD

Indrit Bici, PS

Mehdi Lala, PR

Agim Lala, PS

Oriada Lala, LSI

Bujar Sula, PD

Qazim Lala, PD

Sot, një vit pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar masat e sigurimit për 23 persona, komisionerë dhe zyrtarë lokalë që janë marrë si të pandehur për ndërhyrje në procesin e votimit në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja 339 zgjedhjet ne durres dosja 339 zgjedhjet ne durres

Sondazh

Poll