Politike

SPAK ‘kopsit’ dosjen “339″/ Rama: Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim, mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!

28 Korrik 2020, 10:38 Nga DOSJA
SPAK ‘kopsit’ dosjen “339″/ Rama: Le të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e 22 komisionerëve të përfshirë në të ashtuquajturën “Dosja 339”. Në reagimin e tij, Rama shkruan se pikërisht ajo dosje është një nga arsyet se përse maxhoranca kërkon depolitizimin e administratës zgjedhore. Duke qënë se kërkesa e tyre, nuk u pranua nga opozita jashtëparlamentare në mbledhjet e Këshillit Politik, Rama nuk ngurroi të theksonte se vetëm 8 komisionerë të arrestuar ishin të Partisë Socialiste, ndërsa të tjerët i përkisnin dy forcave opozitare. 

Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum! Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!,”-shkruan kreu i qeverisë. 

Sot, një vit pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dhe GJKKO,(Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar masat e sigurimit për 23 persona, komisionerë dhe zyrtarë lokalë që janë marrë si të pandehur për ndërhyrje në procesin e votimit në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Durrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja 339 edi rama gjkko lëshon 22 urdhër-arreste dosja 339 edi rama gjkko lëshon 22 urdhër-arreste

Sondazh

Poll