Aktualitet

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit/ Nga Kombinati në Dajt dhe Krrabë, ja vendimi i marrë nga ekspertët për pallatet e dë

23 Korrik 2020, 15:38 Nga DOSJA
Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit/ Nga Kombinati në Dajt dhe

TIRANË– Ditën e sotme ekspertë dhe inxhinierë të ndërtimit në dëgjesën e tretë publike të organizuar sot nga Bashkia e Tiranës kanë analizuar ditën e sotme 9 pallate të cilat janë dëmtuar ër shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas tyre, 5 pallate do të demolohen dhe 4 të tjera do të përforcohen. Po ashtu ka rezultuar se pesë pallate kryesisht në Kombinat kanë pësuar dëme tepër të rënda ku kostoja e ndërhyrjes do të ishte e përafërt me vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para.

Analiza e ekspertëve të ndërtimit ka rezultuar se :

PALLATI Nr.147, Rr. “Tanush Frashëri”, Njësia Administrative Nr.6”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 98 për qind të vlerës nëse do bëhej i ri.

“PALLATI Nr.150, Rr. “Sokrat Mosko”, Njësia Administrative Nr.6, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 93 për qind të vlerës nëse do bëhej i ri.

“PALLATI Nr.164/2, Rruga “Ali Kelmendi”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes në godinën pa shtesë arrin 74 për qind të vlerës nëse do bëhej i ri, ndërsa me shtesën në 100 për qind të vlerës.

“PALLATI Nr.22, Rr. “Qendër e re”, NJËSIA ADMINISTRATIVE KRRABË do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 97 për qind të vlerës nëse do bëhej i ri.

“Pallati nr.6, Rr: “Hamdi Sina”, duhet të ripërforcohet dhe rikonstruktohet pasi kostoja e ndërhyrjes është 20 për qind e vlerës së rindërtimit.

“Rezidenca Chateux-Linze, godina Nr.2, godina Nr. 3 dhe godina Nr.4, Dajt”, duhet të ripërforcohen dhe rikonstruktohen. Në të treja këto objekte kostoja e ndërhyrjes është rreth 30 për qind të vlerës nëse objekti do të rindërtohet nga e para.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pallatet e demtuara termeti i 26 nentorit tirane pallatet e demtuara termeti i 26 nentorit tirane

Sondazh

Poll