Aktualitet

U plagos me thikë në Ksamil, 23-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

23 Korrik 2020, 12:24 Nga DOSJA
U plagos me thikë në Ksamil, 23-vjeçari dërgohet me

SARANDË-Një sherr me thika është regjistruar ditën e sotme në një restorant në zonën e Ksamilit në Sarandë. Mësohet se 23-vjeçari K.K. nga Gjirokastra ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndërkohë ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne ksamil plagosje me thike ne ksamil

Sondazh

Poll