Aktualitet

Komunikimi i akuzës nga SPAK, flasin avokatët e Luan Dacit: Ka vendim të formës së prerë për mungesë vepre penale, nuk m

23 Korrik 2020, 11:58 Nga DOSJA
Komunikimi i akuzës nga SPAK, flasin avokatët e Luan Dacit: Ka vendim

TIRANË- Avokatët e gjyqtarit Luan Dacit, Jordan Daci dhe Andi Dura kanë mbajtur të njëjtin qëndrim përsa i përket situatës ku ndodhet klienti i tyre. Pasi komunikimit të  akuzës, Jordan Daci është shprehur, se SPAK nuk paraqiti ndonjë të dhënë të re. Sipas Dacit ndaj klientit të tij ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit që vërteton se nuk ka vepër penale dhe procedimi është i paligjshëm.

Nuk është se kishte ndonjë të dhënë të re. I takon gjykatës që vendosë. Kemi të njëjtin qëndrim, se nuk ka vepër penale. Fakti që cështja po shkon në gjykim tregon se SPAK nuk e ka marrë parasysh vendimin e Apelit. Jemi përballë një situatë të ndryshme, ka një vendim të formë së prerë të gjykatës së apelit që vërteton se nuk ka vepër penale, nuk mund të jetë subjekt i një hetimi të ri“, tha Jordan Daci.

Në lidhje me një pezullim të mundshëm nga KPA, Daci tha se ky organ nuk ka fuqi mbi Gjykatën e Apelit

“Ka një vendim të gjykatës së apelit që i paraprin qëndrimit të mëprashëm. KPA është e zhveshur, sepse ka një vendim të formës së prerë. Përderisa ka ndalim për të proceduar më tej, se ka një vendim të formë së prerë, ata nuk mund të procedojnë me pezullimin e tij” vijoi ai më tej.

Ndërkohë avokati tjetër i tij, Andi Dura, u shpreh se përderisa ka një vend të formës së prerë, procedimi penal nuk duhej të kishte filluar, ndërsa mendon se gjyqtari i çështjes do të pushojë akuzën.

“Ka një vendim për procedim të paligjshëm dhe mungesë të veprën penale. Procedimi nuk duhet të kishte filluar, un të paktën personalisht mendoj se gjyqtari do vendosë pushimin e akuzës”, u shpreh Dura.

Avokatët shtuan më tej, se brenda 10 ditëve do të paraqesin një memo dhe pas këtij afati do të vendoset nëse çështja do kalojë apo jo për gjykim.

Jemi të parët që duam të përballemi me një gykatë. Ekzistenca e faktit nuk përligj veprën penale. Kemi 10 ditë kohë për të paraqitur memon. Pas 10 ditësh do të vendosin nëse do të kalojnë për gjyq, apo do ta pushojnë“, u shprehën avokatët.

Prokuroria e Posaçme i komunikoi sot akuzën gjyqatarit Luan Daci. Pas disa muajsh hetime, më 20 maj SPAK e pezulloi Dacin nga detyra. Aktualisht ai është pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, organ ky që jep vendimin përfundimtar për fatin e funksionarëve të drejtësisë. Daci u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare. Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi dura jordan daci luan daci andi dura jordan daci luan daci

Sondazh

Poll