Aktualitet

Vrau me çifte kreun e njësisë administrative Kotë pas sherrit për pronat, gjykata dënon me 18 vjet burg Admir Delajn

23 Korrik 2020, 13:04 Nga DOSJA
Vrau me çifte kreun e njësisë administrative Kotë pas

VLORË – Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg autorin e vrasjes së kreut të njësisë administrative Kotë, Fatmir Hodo. Ky i fundit u vra nga Admir Delaj në nëtor të 2018-ës.

Delaj e qëlloi me armë gjahu Hodon, pas një konflikti për çështje pronësie. Ngjarja ndodhi në hyrje të një lokali , ndërsa autori dhe viktimat po debatonin me tone të larta.

Mësohet se Hodo dhe Delaj përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë, kishin konsumuar pije alkoolike së bashku. Pas vrasjes së Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka. Edhe ky i fundit pati fatin e paraardhësit të tij, pasi u qëllua për vdekje, për çështje pronësie po ashtu, edhe pse nuk ishte vetë objektivi.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir delaj fatmir hodo vrasja e administratorit te kotes admir delaj fatmir hodo vrasja e administratorit te kotes

Sondazh

Poll