Aktualitet

KLGJ hap procedurat: Ja 6 pozicionet e punës që i janë ofruar Ardian Dvoranit, 5 ditë kohë për të zgjedhur

23 Korrik 2020, 15:31 Nga DOSJA
KLGJ hap procedurat: Ja 6 pozicionet e punës që i janë ofruar

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka lanë kohë deri më 28 korrik gjyqtarit Ardian Dvorani që të vendosë se ku dëshiron që të ushtrojë detyrën pas largimit nga detyra në Gjykatën e Lartë.

Dvorani ka 5 ditë kohë për të vendosur nëse do të ushtrojë detyrën e tij në gjykatën e Apelit të Tiranës, Durrësit, Korçës, Gjirokastrës, apo në atë Administrative.

Ish-drejtuesi i KED u largua nga detyra në Gjykatën e Lartë pasi kishte 6 vite që e kishte mbaruar mandatin por për shkak të vakancave të shkaktuara nga procesi i Vettingut, ai qëndroi në detyrë për t’u larguar vetëm pak javë më parë me vendim të KLGJ-së.

Tani postin e tij e ka marrë ish-kreu i shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi deri në plotësimin e të gjitha vendeve bosh dhe në zgjedhjen e një kreu me kompetenca të plota. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani postimi i ardian dvoranit ardian dvorani postimi i ardian dvoranit

Sondazh

Poll