Aktualitet

Ishte në krye të detyrës/ Vdes efektivi i Komisariatit nr.1 të Policisë, ja dyshimet e para

23 Korrik 2020, 15:35 Nga DOSJA
Ishte në krye të detyrës/ Vdes efektivi i Komisariatit nr.1

TIRANË- Një punonjës i Komisariatit nr.1 në kryeqytet ka ndërruar jetë pasditen e sotme gjatë kohës që ishte në krye të detyrës. Polici me iniciale R.T., 55 vjeç punonte në ruajtjen e objekteve dhe pasi është ndjerë keq për një moment ka ndërruar jetë. 

Nga kqyrja paraprake, dyshohet se efektivi 55-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, megjithatë pritet përgjigjia përfundimtare nga ekspertiza mjeko-ligjore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisariati numer 1 nderron jete polici policia e shtetit komisariati numer 1 nderron jete polici policia e shtetit

Sondazh

Poll