Aktualitet

Mashtroi institucionet shqiptare duke deklaruar të dhëna të rreme, Luan Daci shkon në SPAK për t’u njohur me akuzën

23 Korrik 2020, 11:20 Nga DOSJA
Mashtroi institucionet shqiptare duke deklaruar të dhëna të

TIRANË- Gjyqtari Luan Daci është paraqitur ditën e sotme pranë Prokurorisë së Posaçme, e cila pritet që t’i komunikojë akuzën. SPAK ka përfunduar hetimin ndaj Dacit, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Pas komunikimit të akuzës, dosja do të kalojë tek gjyqtari i çështjes, i cili do të vendosë nëse dosja do të pushohet apo do të kalojë për gjykim. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

Pas disa muajsh hetime, më 20 maj SPAK pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Aktualisht Daci është pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, organ ky që jep vendimin përfundimtar për fatin e funksionarëve të drejtësisë.

Daci u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdarim, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare. Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci spak luan daci spak

Sondazh

Poll