Aktualitet

Shuhet zjarri në Elbasan, Balla falenderon zjarrfikëset dhe ushtrinë: I bëj thirrje Prokurorisë të vendosë para ligjit au

23 Korrik 2020, 12:48 Nga DOSJA
Shuhet zjarri në Elbasan, Balla falenderon zjarrfikëset dhe

ELBASAN-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka falenderuar zjarrfikëset për shuarjen e zjarrit në Labinot Mal të Elbasanit. Balla shkuan në Facebook, se zjarri është vënë në mënyrë të paligjshme dhe autorët do të ndëshkohen. Deputeti socialist gjithashtu i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe policisë, që të identifikojnë dhe të vendosin autorët para ligjit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Mirënjohje forcave të armatosura dhe atyre zjarrfikëse për masat e menjëhershme kundër zjarreve në zonat malore të Labinotit, në Elbasan. Zjarre të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm ndaj të cilëve dora e fortë e ligjit do të godasë. I bëj thirrje Prokurorisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë të bëjnë gjithcka për t’i identifikuar dhe vendosur para ligjit.

Pasditen e djeshme një sipërfaqe pishash në fshatin Guri i Zi në njësinë administrativë Labinot Mal, u përfshi nga flakët. Flakët, të ndihumuar edhe nga era u përhapën me shpejtësi. Puna e zjarrfikësve u vështirësua edhe për shkak të terrenit të vështirë. Në operacionin për shuarjen e zjarrit u përdoren edhe helikopterë, të cilët hodhën ujë nga ajri.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen pishat ne elbasan zjarri në elbasan digjen pishat ne elbasan zjarri në elbasan

Sondazh

Poll