Aktualitet

Thellohet bilanci i viktimave të COVID-19 në Kosovë, humbin jetën 8 pacientë

23 Korrik 2020, 13:08 Nga DOSJA
Thellohet bilanci i viktimave të COVID-19 në Kosovë, humbin

KOSOVW-Bilanci i viktimave në Kosovë është thelluar sërish. Gjatë 24 orëve të fundit 8 pacientë të tjerë humbën betejën me COVID-19, duke e çuar totalin në 158.

Po ashtu nga 420 teste të kryera janë konfirmuar pozitivë 181 raste. Në Kosovë që nga nisja e pandemisë numërohen 6467 raste.

Njëkohësisht kanë fituar betejën me COVID-19, 136 pacientë, duke e çuar totalin në 3505 të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804. Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 77raste,komuna Gjilan17 raste,komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas6 raste,komuna Fushë Kosovë6 raste,komuna Lipjan6 raste, komuna Podujevë6raste, komuna Dragash4 raste, komuna Deçan3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq,Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll