Aktualitet

Kapet duke trafikuar 5 emigrantë, 47-vjeçari nga Korça nuk i bindet Policisë, dhunon efektivin e më pas prangoset

23 Korrik 2020, 11:31 Nga DOSJA
Kapet duke trafikuar 5 emigrantë, 47-vjeçari nga Korça nuk i

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 5 persona. Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije se një është arrestuar pasi është kapur duke trafikaur disa emigrantë. Më tej bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Sipas bluve të Tiranës, shtetas GJ.M. 47 vjeç banues në Korçë, është kapur në autostradën Elbasan-Tiranë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit , 5 shtetas, emigrantë të paligjshëm. Për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë dhe ka dëmtuar mjetin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Gjithashtu, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, goditën një tjetër rast. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit GJ. M., 47 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në autostradën Elbasan-Tiranë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit , 5 shtetas, emigrantë të paligjshëm. Për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë dhe ka dëmtuar mjetin e Policisë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. B., E. Sh. dhe B. V., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; K. C., 19 vjeçe, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 5 te arrestuar ne tirane policia tirane trafikimi i emigranteve 5 te arrestuar ne tirane policia tirane trafikimi i emigranteve

Sondazh

Poll