Aktualitet

OFL u dërgon formularin katër “të fortëve”: Kanë kohë 40 orë që të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

23 Korrik 2020, 10:44 Nga DOSJA
OFL u dërgon formularin katër “të fortëve”:

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin për deklaratimin e pasurisë katër personave. Në një njfotim për mediat, OFL bën me dije se formulari u është dërguar shtetasve Erdi Oshafi, Gentian Elmazi, Gjylystane Elmazi, Selfo Skënduli.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. O., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim; G. E., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Gj. E., banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; S. S., banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erdi oshafi gentian elmazi gjylystane elmazi ofl ne terren selfo skënduli erdi oshafi gentian elmazi gjylystane elmazi ofl ne terren selfo skënduli

Sondazh

Poll