Politike

“Mjafton një e-mail”/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës së bashkuar: I kemi miratuar më parë, reflektojnë rekomandimet e

22 Korrik 2020, 16:51 Nga DOSJA
“Mjafton një e-mail”/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar një tjetër e-mail ndaj opozitës së bashkuar. Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit, Gjiknuri u shpreh se të gjitha pikat janë miratuar dhe se maxhoranca ka rënë dakord me kërkesat e tyre, ndaj mjafton një “ok” përmes e-mailit. 

Ka pasur një pretendim që mbledhja e sotme të zhvillohej me një paketë ligjore lidhur me ndryshime për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Ne jemi dakordësuar me kërkesat e tyre. Mjafton një konfirmim i thjeshtë. Pres konfirmimin e tyre për këto projektligje. Pra pretendimi për të miratuar këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron. Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Alibia nuk qëndron. Vetëm miratimi mbetet,’-u shpreh Gjiknuri.

Takimi i sotëm i Këshillit Politik është zhvilluar pasditen e sotme dhe ka zgjatur vetëm 40 minuta. Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë më pjesë në tryezën e KP-së duke u shprehur i bindur se të dyja marrëveshjet do kalojnë në Kuvend. Ndërsa Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi gjithashtu ftuan kolegët për diskutimet. Nuk dihet nëse opozita jashtëparlamentare do pranojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll