Politike

Rama pas tryezës së KP: Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, pas 30 korrikut jeta politike vazhdon

22 Korrik 2020, 16:18 Nga DOSJA
Rama pas tryezës së KP: Është në interesin e PD-së

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar absurde bojkotin e bërë nga opozita e bashkuar në takimin e sotëm të Këshillit Politik. Kryeministri paralajmëroi PD-në se shumica socialiste ka dakordësi me opozitën brenda parlamentit dhe se do të votojë hapjen e listave po ashtu edhe marrëveshjen e 5 qershorit.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Edi Rama: Kishim diskutim me një grup të ekspertëve dhe Damiani mbase sqaron më mirë në aspektin e pretendimit se është shprehur dhe sot PD-ja. Erdhëm sot për të shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të diskutuar për çdo gjë të paqartë që kërkon keqkuptime lidhur me ndryshimet kushtetuese. Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces. Ky KP e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër, mbas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Do të na duhet ta reflektojmë ligjin zgjedhor dhe më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë. Dua ta përsëris që s’jemi në kushtet e një vendi pa një parlament. Paralamenti nuk është inekzistent. Kjo tryezë është shprehje e vullnetit të mirë. PD dhe aleatët u arratisën në drejtim të paditur janë pjesë e një realiteti politik. Mohimi do të ishte i padrejtë. Jo vetëm me personazhet por me qytetarët. Jam i keqardhur sepse është kohë shumë e shkurtër. Nuk jemi në kushtet e ndonjë shtrëngese ose halli. Kemi konsensus me forcat parlamentare dhe me ligj e zakon nuk kemi asnjë hall të posaçëm por mendoj që kemi bërë gjënë e duhur. Përsa i përket pretendimit që të mblidhemi flet Damiani se e ka ndjekur procesin nga ana teknike.

Takimi i sotëm i Këshillit Politik është zhvilluar pasditen e sotme dhe ka zgjatur vetëm 40 minuta. Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë më pjesë në tryezën e KP-së duke u shprehur i bindur se të dyja marrëveshjet do kalojnë në Kuvend. Ndërsa Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi gjithashtu ftuan kolegët për diskutimet. Nuk dihet nëse opozita jashtëparlamentare do pranojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll