Politike

“S’ka nesër asgjë!”/ Rama i vë “vulën”, i mbyll derën opozitës së bashkuar për takim, i prerë: Po bëni gabim

22 Korrik 2020, 16:24 Nga DOSJA
“S’ka nesër asgjë!”/ Rama i vë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se opozita po bën të njëjtin gabim të viteve të shkuara duke mos u ndodhur në vendin dhe kohën e duhur.

Gjithashtu Rama la të kuptohet se nesër nuk do të ketë asnjë takim, pavarësisht kërkesave të opozitës jashtëparlamentare, duke shtuar se ndryshimet në Kushtetutë nuk do ta prekin marrëveshjen e 5 qershorit.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT: 

EDI RAMA: Kemi diskutuar adresimin nga ekspertët të çështjeve që u ngritën dje. Një prej tyre ishte dhe kjo çështje. Ekspertët kanë dhënë përgjigje shtruese që asgjë nuk preket. Reflektimi në ligjin zgjedhor është diçka tjetër. Nëse reflektimi do të kërkojë që të plotësohet një nen, kjo nuk do të thotë asgjë lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit. 5 qershori votohet nesër dhe do të hyjë në fuqi. Po ashtu edhe ndryshimet në Kushtetuese. Ne do të vazhdojmë punën me parlamentin, PD nuk ka çfarë pret nga Këshilli. Ekspertët nuk vijnë nga PS-ja por kanë integritet. Rusmajli dhe Gumi nuk janë personazhe, jeta e të cilëve ka qënë e lidhur me nevojat e PS-së. Kanë pasur zë në shumë procese dhe prej kohësh i shërbejnë vendit me profesionalizëm. Jemi në konsensus dhe janë kuptimplota për të gjithë ne dhe demokratët që na dëgjojnë. Kam frikë se po përsëritet i njëjti gabim i të mos qënies në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.


PYETJE: A do jeni nesër zoti Rama?

EDI RAMA: S’ka nesër asgjë!

Takimi i sotëm i Këshillit Politik është zhvilluar pasditen e sotme dhe ka zgjatur vetëm 40 minuta. Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë më pjesë në tryezën e KP-së duke u shprehur i bindur se të dyja marrëveshjet do kalojnë në Kuvend. Ndërsa Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi gjithashtu ftuan kolegët për diskutimet. Nuk dihet nëse opozita jashtëparlamentare do pranojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll