Politike

“S’kishte debate…!”/ Murrizi del i qetë nga takimi i KP-së, kërkon opozitën e bashkuar: Hajde na jepni një mendje!

22 Korrik 2020, 15:52 Nga DOSJA
“S’kishte debate…!”/ Murrizi del i qetë nga takimi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar “Demokrat”, Myslim Murrizi, ndryshe nga Rudina Hajdari, u shpreh para mediave se gjatë takimit të Këshillit Politik nuk ka pasur debate.

Edhe një herë, Murrizi theksoi se nuk do ta votonte Reformën Zgjedhore, duke e quajtur me ironi “marrëveshja e 1 qershorit”. Më tej ai u shpreh se opozita jashtëparlamentare duhet të paraqitet në mbledhje dhe të jap argumentet e saj pasi mund të bind dhe opozitën parlamentare. Megjithatë ai sqaroi se ekspertët ishin shprehur qartë herën e kaluar se ndryshimet kushtetuese në 30 korrik, nuk prekin marrëveshjen e 5 qershorit.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Murrizi: Patëm një debat për gardhin. S’ka debate se nuk kemi me kë debatojmë. Teknicienët u shprehën pardje. Ekspertët u shprehën që nuk preket marrëveshja e 5 qershorit.  Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne.

A e deformon sistemin zgjedhor hapja e listave?

Murrizi: Vetëm marrëveshja në 21 prill 2008, ka deformuar sistemin. Shqiptarët prej 3 palë zgjedhjeve janë kthyer vetëm në votues.

Grupi parlamentar mund të ndryshojë mendje?

Murrizi: “1 qershorin” nuk e votojmë, vetëm po na e mbushën mendjen. Duhen një sërë ndërhyrjesh. Hajde bisedojmë një mendje ne, dy ata. Vetëm gjumi i ndan.

Takimi i sotëm i Këshillit Politik është zhvilluar pasditen e sotme dhe ka zgjatur vetëm 40 minuta. Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë më pjesë në tryezën e KP-së duke u shprehur i bindur se të dyja marrëveshjet do kalojnë në Kuvend. Ndërsa Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi gjithashtu ftuan kolegët për diskutimet. Nuk dihet nëse opozita jashtëparlamentare do pranojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve myslim murrizi takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve myslim murrizi takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll