Politike

‘Kishte debat brenda…’/ Rudina Hajdari e vendosur: I synojmë listat e hapura, do t’i shkojmë deri në fund!

22 Korrik 2020, 15:47 Nga DOSJA
‘Kishte debat brenda…’/ Rudina Hajdari e vendosur: I

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka qënë ajo që ka dalë e para nga takimi i Këshillit Politik të mbledhur pasditen e sotme. Në fjalën e saj, Hajdari u shpreh se brenda kishte pasur debate, dhe se opozita e bashkuar duhet që të kishte marrë pjesë në takim.


“Opozita parlamentare erdhi pas një konferencë të kryetarëve për të futur nesër në seancë marrëveshjen e 5 qershorit. Treguam dakordësi. Patëm debat pasi e kuptuam se e kemi të qartë se përse jemi në këtë tryezë. Edhe sot ky debat nuk ka mbaruar. Në këtë mënyrë opozita parlamentare duhet të luftojmë që hapja e listave të jetë 100%. Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jo të mbyllen, por shqiptarët duan që kandidatët të vijnë në zona dhe të kenë ide e emra. E synojmë dhe do t’i shkojmë deri në fund,”-tha Hajdari.

Takimi i sotëm i Këshillit Politik është zhvilluar pasditen e sotme dhe ka zgjatur vetëm 40 minuta. Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë më pjesë në tryezën e KP-së duke u shprehur i bindur se të dyja marrëveshjet do kalojnë në Kuvend. Ndërsa Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi gjithashtu ftuan kolegët për diskutimet. Nuk dihet nëse opozita jashtëparlamentare do pranojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll