Politike

Rudina Hajdari thirrje Bashës: Hajde në Këshillin Politik për listat e hapura, e duan shqiptarët

20 Korrik 2020, 14:51 Nga DOSJA
Rudina Hajdari thirrje Bashës: Hajde në Këshillin Politik

 

Rudina Hajdari: Ne sot erdhëm për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese dhe menduam se Opozita jashtëparlmentare kishte ardhur me një axhendë reflektuese mbi listat e hapura. Por nuk kishte reflektim. Ata diskutuan për marrëveshjen e 5-Qershorit. I bëj thirrje Lulzim Bashës dhe PD-së që të mos rreshtojë demokratët në rresht me ata që duan lista të mbyllura. Përndryshe ata do të jenë në anën e keqe të historisë. Kemi një shans për të përqafuar një kauzë për të pasur një ndryshim rrënjësor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse mendoni që në këtë këshill vihet për një marrëveshje, marrëveshje për të cilën, pranuan se nuk është e plotë, pasi nuk adreson shit-blerjen e votës, atëherë kam një pyetje: Pse e le Parlamentin zoti Basha? Pse i rreshtove njerëezit në rrugë dhe nuk e sigurove dot këtë gjë, luftëen kundër shit-blerjes së votës? Bëre edhe një thirrje tjetër, se do të pranoje listat e hapura. Ky është një shans dhe një shtrirje e dorës që të reshtohen në këtë kauzë parimore. Mos u rreshtoni me Rudina Hajdarin, ad me Murrizin, mso u rreshtoni me një person por me qytetarë që duan këtë ndryshim thelbësor. 5-Qershori është një pikë nisjeje dhe nuk është fundi i rrugës. Nuk mundet që demokratët të lënë negociimin e kësaj marrëveshje në dorën e një personi që nuk ka mandat, dhe nuk ka tagërin e një vote. Po bëjmë reform zgjedhore dhe PD-ja është votuar nga 400 mijë votues a më shumë. Sot erdhi një person me zero vota.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 14:23

TIRANË– Myslim Murrizi ka pranuar se nuk tërhiqet për kërkesat e Opozitës Parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pas përfundimit të Këshillit Po...