Politike

Takimi në KP/ Bardhi përgënjeshtron Ramën: Nuk kërkuam ne kohë, por ata… Duan të prekin marrëveshjen, për 1 orë u mo

20 Korrik 2020, 14:48 Nga DOSJA
Takimi në KP/ Bardhi përgënjeshtron Ramën: Nuk kërkuam

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha në përfundim të takimit të Këshillit politik se opozita kërkoi kohë për të diskutuar ndryshimet. Bardhi tha se PS do të prekë “marrëveshjen e 5-qershorit”, ndërsa nguli këmbë për një datë fikse se kur do të miratohen ndryshimet në Kuvend.

Deklarimi i Gazmend Bardhit para mediave në fund të takimit:

Gazmend Bardhi: Në pikë të parë kërkuam informacion nga kryetari i PS nga angazhimi i tij për miratimin e marrëveshjes së 5-qershorit në Kuvend. Nuk morëm përgjigje se kur votohet nga ndryshime marrëveshja. Marrëveshja e 5-qershorit ishte konsensuale. Sot na u konfirmua që duhet të rihapim çështje që kemi rënë dakord që më 5-qershor. Kuptuam dhe na u pohua që PS do të rihapë çështje që kemi rënë dakord. Një orë diskutim ora e parë u bë debat kush do të administrojë zgjedhjet dhe komisionet zgjedhore. Kërkojmë seriozitet nga të gjithë. 5-qershori nuk është më çështje e brendshme e Shqipërisë. Ka një apel nga i gjithë faktori ndërkombëtar për të mos prekur marrëveshjen e5-qershorit. Ajo që na u pohua në takim, që miratojmë këtë siç është dhe të prekim të tjera, për ne është e papranueshme. Kemi punuar 6 muaj me këtë draft.

Pyetje: Kryeministri tha se ju kërkuat kohë? Përse kërkuat kohë?

Gazmend Bardhi: Ne s’kërkuam kohë, ne i dhamë kohë Ramës dhe PS se kur do të kalojë pa ndryshime siç është votuar më 5 qershor dhe 14 janar, marrëveshja. S’ka ende një datë se kur do të miratohet marrëveshja e palëve. Për këtë i kemi dhënë kohë kryeministrit dhe presim përgjigje. Ky ka qenë apeli ynë gjatë mbledhjes. Kuptuam që duan të rihapin çështjet e mbyllura. Kjo s’është serioze.

Lajmi kryesor: 5 orë bisedime/ KP mblidhet prapë nesër në 11:00, Rama: I qëndroj 5-qershorit, listat duhet të hapen, koalicionet nuk ndalohen! Bardhi: Marrëveshja është e mbyllur, s’hapet më (DEBATET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi takimi ne kp per listat e hapura edi rama gazmend bardhi takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 14:23

TIRANË– Myslim Murrizi ka pranuar se nuk tërhiqet për kërkesat e Opozitës Parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pas përfundimit të Këshillit Po...