Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ambasada amerikane në Shkup: Një hap i rëndësishëm drejt demokracisë

16 Korrik 2020, 19:41 Nga DOSJA

MAQEDONI E VERIUT– Pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar edhe Ambsada amerikane në atje, duke i cilësuar këto zgjedhje si një hap të rëndësishëm drejt demokracisë.

“E përshëndesin përpjekjen e madhe të administratës zgjedhore lokale, që mundësoi kundrejt sfidave me pandeminë aktuale, zgjedhjet të organizohen me të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit edhe të votuesve edhe të personave të angazhuar në qendrat e votimit dhe vëzhguesve. Si zgjedhje të para të përgjithshme të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, nga fillimi i vitit, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë. Nga Ambasada, gjithashtu, i shprehin falënderim ODIHR-së për vlerësimin paraprak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të  mbajtura më 15 korrik.”– thekson Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë zhvilluar në tre ditët e fundit. Kur janë numuruar të gjitha votat LSDM-ja dhe koalicioni i tyre kanë marrë shumicën e votave. Partia e Zaev ndiqet nga VRMNO-DPMNE dhe partitë shqiptare. Shqiptarët në RMV kanë arritur një fitore historike, pasi kanë marrë 36 mandate.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll