Bota

Shkelje e të drejtave të pakicave myslimane / Kina fton Pompeon të vizitojë rajonin kinez të Xinjiang

16 Korrik 2020, 17:53 Nga DOSJA
Shkelje e të drejtave të pakicave myslimane / Kina fton Pompeon

KINË– Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze ka ftuar Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të vizitojë rajonin perëndimor të Xinjiang, pas raundit të fundit të sanksioneve amerikane ndaj zyrtarëve kinezë të akuzuar për një genocid kulturor kundër bashkësive etnike të pakicave. Ai thotë që Pompeo të vij dhe të shoh vetë se nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut kundër pakicës myslimane Ujgurëve

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Hua Chunying u tha gazetarëve gjatë një dalje para mediave se nëse Shtetet e Bashkuara mendojnë se gjithçka që Kina bën është një kërcënim, një qëndrim i tillë do të bëhej vetë-përmbushës. Hua tha se Kina nuk kërkon të sfidojë ose zëvendësojë SHBA.

Kina besohet të ketë burgosur rreth 1 milion njerëz nga Uyghur dhe bashkësi të tjera të pakicave myslimane në kampe riedukimi në Xinjiang. Të arrestuarit thuhet se detyrohen të nënshtrohen indoktrinimit ideologjik për të siguruar besnikëri ndaj Partisë Komuniste Kineze. Kjo përfshin shuarjen e besimeve dhe traditave të komunitetit, qofshin ato fetare ose ndryshe.

Ish të burgosurit kanë përshkruar një gamë të gjerë të abuzimeve të të drejtave të njeriut në kampe që ndodhin në kushte çnjerëzore. Reporterët e lejuar në kampe paraburgimi kanë treguar të jetës së përditshme që bëjnë ato.

Burimi: .newsweek.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine mike pompeo shba kine mike pompeo shba

Sondazh

Poll