Bota

Morën 36 mandate pas zgjedhjeve, Ali Ahmeti: Shqiptarët në RMV kanë të drejtë të kërkojnë kryeministrin e tyre

16 Korrik 2020, 19:26 Nga DOSJA
Morën 36 mandate pas zgjedhjeve, Ali Ahmeti: Shqiptarët në RMV

TIRANË- Kreu i Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Në një lidhje direkte me Syri Tv, Ahmeti ka thënë se tani shqiptarët kërkojnë kryeministrin e tyre pasi kanë 36 mandate në Kuvend.

“Unë e prisja rezultatin. Janë 36 mandate këto që i takojnë shqiptarëve. Mos harroni kemi pasur vetëm 29 mandate dhe kjo është një arritje e madhe. Kemi investuar 18 vite dhe kemi dëshmuar në këtë drejtim. Ndërkohë që njerëzit kanë vlerësuar punën e bërë.

Në emisionin tënd e kam thënë që do të kemi një fitore absolute. Kam komunikuar me pjesën dërrmuese të partive shqiptare dhe i kam uruar ato, si edhe ato mua. Kërkesat tona janë të ligjshme dhe të arsyeshme. 80 përqind e shqiptarëve e presin një kryeministër shqiptar”, tha ai.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë zhvilluar në tre ditët e fundit. Kur janë numuruar të gjitha votat LSDM-ja dhe koalicioni i tyre kanë marrë shumicën e votave. Partia e Zaev ndiqet nga VRMNO-DPMNE dhe partitë shqiptare. Shqiptarët në RMV kanë arritur një fitore historike, pasi kanë marrë 36 mandate.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti kryeminister shqiptar ne maqedoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut ali ahmeti kryeminister shqiptar ne maqedoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll