Bota

Ashpërsohet situata mes SHBA-së dhe Kinës/ Trump parashikon të ndalojë 92 milionë komunistët kinezë të futen në vendin

16 Korrik 2020, 18:34 Nga DOSJA
Ashpërsohet situata mes SHBA-së dhe Kinës/ Trump parashikon

SHBA– Presidenti i SHBA, Donald Trump po pretendon të lëshojë urdhër që të ndalohen 92 milionë anëtarët e Partisë Komuniste të Kinës, ose 7% të popullsisë së vendit të udhëtojnë drejt Kinës.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se nëse urdhri ekzekutiv firmoset nga presidenti, shtetasve kinezë që janë anëtarë partie, dhe familjarëve të tyre do t’u hiqen vizat dhe si rrjedhojë do të largohen përfundimishtë nga Shtetet e Bashkuara.

Por megjithatë urdhri ekzekutiv është ende në formën e draftit dhe mbi të po punohet, por në fund edhe mund të mos firmoset fare nga Trump. Ndërkohë , një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës tha që, nëse zërat janë të vërtetë, atëherë veprimi do të përçmohet si krejtësisht patetik.

Sakaq administrata Trump thotë që Partia Komuniste e Kinës duhet të ndëshkohet për veprimet që ka kryer në muajt e fundit, duke u përpjekur të fshehë shpërthimin e koronavirusit, por edhe ngritjen e kampeve të internimit për komunitetin ujgur dhe miratimin e një ligji të ri për sigurinë në Hong Kong.

Burimi: .nytimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kine shba donald trump kine shba

Sondazh

Poll