Bota

Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate/ Nis sërish numërimi i votave me kërkesë të VMRO-DPMNE: Të largohen të gjitha p

16 Korrik 2020, 19:05 Nga DOSJA
Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate/ Nis sërish numërimi

MAQEDONI E  VERIUT- Sekretari i  përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se votat në  zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut do të rinumërohen sërish.

Kjo kërkesë e VMRO-DPMNE vjen pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar të dhënat e para jozyrtare në orën 19:30, ku fitues rezultonte koalicioni “Mundemi” me 46 mandate,  VMRO-DPMNE fitoi 44 mandate, dhe  BDI me 15 mandate.

“Me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, KSHZ sërish është duke i numëruar rezultatet e procesverbaleve, me qëllim që të largohen të gjitha mundësitë për çfarëdo parregullsish lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.”- ka shkruar Janushev.

Postimi i Plotë: 

Me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, KSHZ sërish është duke i numëruar rezultatet e procesverbaleve, me qëllim që të largohen të gjitha mundësitë për çfarëdo parregullsish lidhur me rezultatet e zgjedhjeve. Kemi njohuri se numrat e rezultateve të futura në sistemin e KSHZ-së nuk përkojnë me numrat e saktë të futur në procesverbalet zyrtare. Meqë nuk ka rezultate zyrtare preliminare ndërsa edhe faqja e KSHZ-së nuk ka qasje, jemi duke i shqyrtuar procesverbalet nga votimi në shtabin tonë zgjedhor republikan. Për çdo tentim për shkeljen e drejtësisë dhe për çdo parregullsi ligjore do të ketë përgjegjësi.    Duket se pushteti i Zaevit nuk heq dorë edhe krahas besimit të humbur nga populli. Ata duan ta vjedhin vullnetin e popullit por ne do të luftojmë për drejtësi, për vullnetin dhe lirinë e popullit.    Për momentin të gjitha opsionet janë të hapura edhe pas përfundimit të rinumërimit do t’i kumtojmë hapat tanë të ardhshëm.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni janushev zgjedhjet në maqedoninë e veriut janushev zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll