Bota

Del rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ: Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15

16 Korrik 2020, 18:16 Nga DOSJA
Del rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ: Koalicioni

SHKUP– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në vend.

Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja i fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE dhe të tjerë 44 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i fitoi 15 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – 12, E Majta dy mandate dhe PDSH një mandat.

Koalicioni Mundemi është i pari në vend me 46 deputet: 8 deputet në njësinë 1, 7 në njësinë 2, 9 në njësinë 3, 10 në njësinë 4, 8 në njësinë 5, 4 në njësinë 6.

VMRO ka fituar 44 deputet edhe atë: 7 deputet në njësinë 1, 7 në njësinë 2, 10 në njësinë 3, 10 në njësinë 4, 8 në njësinë 5 dhe 2 në njësinë 6.

BDI ka fituar 15 deputet edhe atë: 2 në njësinë 1, 3 në njësinë 2, 3 në njësinë 5 dhe 7 në njësinë 6.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë fituar 12 deputetë, edhe atë: 2 në njësinë 1, 3 në njësinë 2, 1 në njësinë 5 dhe 6 në njësinë 6.

Levica ka fituar 2 mandate: një në njësinë 1 dhe 1 në njësinë 3, ndërsa PDSH ka fituar vetëm një mandat në njësinë 6.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë të dytat në rajon pas atyre në Serbi që zhvillohen në kohë pandemie. Procesi i votimit ka zgjatur tre ditë pasi ishin ndarë fasha të veçanta për votim, duke shmangur kontaktet mes moshës së tretë dhe qytetarëve të tjerë. Ishte Zaev ai që e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Marrë nga MIA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll