Bota

Takimi në Bruksel/ Vuçiç: Do të vazhdojmë më 22 korrik bisedimet në nivel teknik 

16 Korrik 2020, 18:32 Nga DOSJA
Takimi në Bruksel/ Vuçiç: Do të vazhdojmë më

BRUKSEL–  Vuçiç është shprehur se në takimin e sotëm në Bruksel ka bideuar me Hotin për të  zhdukurit dhe ekonominë, ndërsa ka shtuar se bisedimet do të vazhdojnë sërish të mërkurën.

Shqiptarët na kërkuan të hapnim arkivat e policisë, dhe si kthim i kërkuam që të hapnin arkivat e UҪK-së. Bisedimet për të zhdukurit dhe të zhvendosurit do të vazhdojnë të mërkurën tjetër në nivelin teknik. Ne nuk po negociojmë vetëm me shqiptarët, por edhe me BE dhe vendet më të fuqishme evropiane.”-ka deklaruar Vuçiç.

Ndërsa të njëjtën gjë pohoi edhe kryeministri i Kosovës i cili tha se këto janë biseda të nivelit politik, duke qenë në fazën finale, dhe se mund të ketë biseda të natyrës teknike

Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë. Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll