Bota

Rrëzohet avoni i policisë turke, humbin jetën shtatë anëtarë të forcave të sigurisë

16 Korrik 2020, 18:59 Nga DOSJA
Rrëzohet avoni i policisë turke, humbin jetën shtatë

TURQI- Një avion i policisë turke është rrëzuar ditën e sotme ku si pasojë kanë humbur jetën shtatë anëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë.

Mësohet se avioni është rrëzuar  në zonat malore të lindjes së vendit teksa po kthehej nga një mision zbulimi. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se ai u përplas në malin Artos në një lartësi prej 2,200 metra.  Mali vullkanik gjendet në provincën Van, pranë kufirit me Iranin.

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu, i cili ishte në rajon për të ndjekur operacionet e rekuperimit, tha se avioni ishte zhdukur nga radarët teksa i afrohej aeroportit Van’s Ferit Melen.

Të gjithë njerëzit në bord përfshi dhe dy pilotët, ishin anëtarë të policisë kombëtare. Ndërkohë bëhet me dije se se shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

Burimi:.cnnturk

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota turqi turqi

Sondazh

Poll