Bota

E rëndë në Greqi/ 45-vjeçari sulmon me sëpatë 4 punonjës të tatim-taksave, arsyet ende të paqarta, burri ishte me probl

16 Korrik 2020, 18:09 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ 45-vjeçari sulmon me sëpatë 4

GREQI- Një ngjarje tronditëse  ka ndodhur e sotme në zyrat e tatim-taksave në qytetin e Kozanit në Greqi , ku një 45-vjeçar grek ka qëlluar me sëpatë katër punëtorë të këtyre zyrave. Mediat greke kanë bërë me dije se mes tyre kanë qenë 3 gra dhe një burrë prej t cilëve 2 kanë ngelur të plagosur.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për mediat vendase se rreth orës 13.10 45-vjeçari ka hyrë në zyrat e shërbimit të tatimeve duke mbajtur një qese plastike në dorë. Ka pranuar t’i matet temperaturave sipas masave anti-covid dhe ka dhënë edhe emrin e tij në hyrje të institucionit.

Më pas është ngjitur në katin e dytë, ka nxjerrë sëpatën e vogël nga çanta, ka hapur dyert tek personeli i shërbimit dhe ka filluar t’i qëllojë nëpunësit që ndodhesgin brenda zyrës.

Mësohet se për fat të mirë kjo marrëzi është ndalur drejtori i tatimeve dhe një nëpunës tjetër të cilët kanë arritur që t’i marrin sëpatën e më pas kanë njoftuar plocinë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Sipas mjekëve personi mashkull është në rrezik për jetën.

Mbeten ende të paqarta arsyet e këtij sulmi që ka tmerruar Grqeinë por bëhet me dije se burri mund të ketë probleme të theksuara mendore.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi greqi

Sondazh

Poll