Bota

Përfundon dita e katërt e marrjes në pyetje të Presidentit Thaçi në Hagë

16 Korrik 2020, 18:49 Nga DOSJA
Përfundon dita e katërt e marrjes në pyetje të Presidentit

HOLANDË– Ka përfunduar edhe dita e e katërt e intervistimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë. Sot Thaçi ka qëndruar brenda Speciales për 7 orë, por ka qëndruar i heshtur për të tretën ditë rradhazi.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me detajet apo zhvillimet që kanë ndodhur në këtë intervistim të gjatë. Thaçi ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur për tre ditë, duke mos komentuar për asgjë çka është biseduar brenda godinës së  Speciales,  përveç ditës së parë të marrjes në pyetje, ku foli për mediat edhe para hyrjes edhe në daljen pas gjashtë orësh.

“Unë sot kam dëgjuar  shkëmbimet e teknaliteteve të  ndryshme mes avokatit, Z. Prosper dhe prokurorëve për çështje sqaruese e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër.”– u shpreh të hënën Thaçi. 

Mësohet se Presidenti i Kosovës nuk ka përfunduar ende betejën me Prokurorinë Speciale, pasi nesër ai do të pyetet sërish. 

Pavarësisht se aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin e 27 qershorti me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij. Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci ne hage hashim thaçi nën akuze hashim thaci ne hage hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll