Aktualitet

Shefi i Mikrobiologjisë Andi Koraqi zbulon kur del vaksina ndaj Covid-19: Anglezët janë shumë afër, do shpërndahet në të

14 Korrik 2020, 07:30 Nga DOSJA
Shefi i Mikrobiologjisë Andi Koraqi zbulon kur del vaksina ndaj Covid-19:

TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklaruar se vaksina për Covid-19, mund të dalë në fund të muajit dhjetor të këtij viti, ose në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Në një lidhje për emisionin „ABC-ja e mëngjesit“, Koraqi tha se nuk është shumë i informuar për një datë të saktë apo për kompaninë, por di që po bëhet një testim i fuqishëm dhe se shumë pranë zbulumit të saj janë angglezët dhe një kompani gjermane.

Në djeninë  time janë duke u testuar rreth 63 vaksina, pra dikush është më afër, dikush është më larg. Në fakt mesa di unë, më afër bërjes së vaksinës janë anglezët dhe një kompani gjermane, ekzakt nuk e di. Megjithatë thuhet që vaksina më afërt mund të jetë gati në fund të vitit, pra në dhjetor, janar. Kompanitë që po prodhojnë, do prodhojnë sasi të mëdhaja dhe do shpërndahet masivisht në të gjithë botën,“- tha Koraqi.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, janë dy viktimat që kanë humbur jetën në luftë e sipër me COVID-19. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije, se transmetimi i virusit tanimë është shtrirë në disa bashki, ndërsa apeloi që të mos hiqet maska.

Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi koraqi vaksina anti-covid andi koraqi vaksina anti-covid

Sondazh

Poll