Aktualitet

Pse po shtohen të infektuarit në Shqipëri? Shefi i Mikrobiologjisë: Në këto kushte ndodhet edhe Spanja, shifrat rriten kud

14 Korrik 2020, 07:24 Nga DOSJA
Pse po shtohen të infektuarit në Shqipëri? Shefi i

TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka komnetuar faktin që në Shqipëri, rastet me Covid-29 po shtohen masivisht.

Në një lidhje me Skype, në emisionin „ABC-ja e mëngjesit“, Koraqi u shpreh se rritja e kohës së kontaktit me njëri-tjetrin, ka bërë që koronavirusi të përhapet më shpejt.

Ai shtoi se n ëkëtë situatë, nuk është vetëm Shqipëria dhe rajoni, por janë edhe shumë vende të tjera, akomë më të zhvilluara.

“Rritja e rasteve pritej në një farë mënyre si pasojë e mosrespektimit të masave të parandalimit, por edhe hapjes totale që ka Shqipëria si dhe vende të tjera të rajonit, e botës. Kështu që rritja e kontaktit, rritja e kokës së kontaktit me njëri-tjetrin pashmangëshmërisht do të çoj në rritjen e të sëmurëve me Covid. Në fakt nuk është vetëm rajoni janë edhe vendet të tjera si Spanja, Franca, Gjermania, Anglia, Amerika kanë një rritje të numrit  të sëmurve me Covid. Biles Spanja dhe Gjermania kanë mbyllur disa rajone.  Përjashto Italinë që e kaloj atë fazën dhe pati një nivel mbrojtje nga qytetarët , ndërsa vendet e tjera që patën një karantinë gjatë fillimit të pandemisë kanë një nivel shumë të ulët të popullisës që kanë kaluar sëmundjen dhe në këto kushte të hapjes totale ku nuk ka anjë pengesë  dhe në kushtet e mosrespektimit të masave, pra mosmbjatjes së maskave dhe mosrepektimit të distancimit social pritet që numrat të shtohen,“- tregoi Koraqi.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, janë dy viktimat që kanë humbur jetën në luftë e sipër me COVID-19. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije, se transmetimi i virusit tanimë është shtrirë në disa bashki, ndërsa apeloi që të mos hiqet maska.

Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi koraqi koronavirusi ne shqiperi andi koraqi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll