Aktualitet

Infektohen me Covid-19, tre punonjës në Bibliotekën Kombëtare

14 Korrik 2020, 07:12 Nga DOSJA
Infektohen me Covid-19, tre punonjës në Bibliotekën

TIRANË– Tre persona të tjerë janë infektuar me Covid-19. Mësohet se personat në fjalë janë punonjës të Bibliotekës Kombëtare.

Prej ditësh, tre personat në fjalë kishin simptoma dhe vetëm sot kanë marrë përgjigjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Nuk dihet ende nëse këto tre infektime, do të sjellin mbylljen e Bibliotekës Kombëtare. 

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, janë dy viktimat që kanë humbur jetën në luftë e sipër me COVID-19. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije, se transmetimi i virusit tanimë është shtrirë në disa bashki, ndërsa apeloi që të mos hiqet maska.

Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet biblioteka kombetare koronavirusi ne shqiperi biblioteka kombetare koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll