Aktualitet

“Është nëna ime”/ Përlot qytetari, publikon foton e gruas që i ka dhënë jetën, teksa dergjet në shtrat, apeli i for

14 Korrik 2020, 06:57 Nga DOSJA
“Është nëna ime”/ Përlot qytetari, publikon

TIRANË– Një qytetar i identifikuar si Nesim Maxhuni u ka bërë thirrje të gjithë të tjerëve që të respketojnë masat e marra për kohën gjatë pandemisë së koronavirusit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Maxhuni ka publikuar foton e nënës së tij që dergjet në shtrat pasi është infektuar me Covid-19.

Krah fotos, personi në fjalë shkruan se ky imazh nuk është bërë në Itali dhe në asnjë vend tjetër, por në Shërbimin Intensiv tek Klinika e Infektivit. Ai shton se ka parë edhe 20 apo 30 njerëz të tillë në këtë gjendje dhe se është turp të dalësh pa maskë nga shtëpia, në një kohë që ka njerëz që po luftojnë me jetën.

“Per ata qe hala kane dyshime…KJO FOTO NUK OSHT’ N’ITALI! Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv! me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp! Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid! Ka shume raste aktive, prandaj duhet kujdes i shtuar, jo panike, por menagjim dhe shume KUJDES! Per te gjithe ata qe m’kane shkrujte, nana ka sheja t’vogla t’permiresimit, por shpresa jone osht’ e madhe! ❤️????,”- shkruan ai krah fotos.

Gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese, janë dy viktimat që kanë humbur jetën në luftë e sipër me COVID-19. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije, se transmetimi i virusit tanimë është shtrirë në disa bashki, ndërsa apeloi që të mos hiqet maska.

Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nesim maxhuni koronavirusi ne shqiperi nesim maxhuni

Sondazh

Poll