Aktualitet

Studiuesi grek në trishtim për prishjen e shkollës bujqësore: Eliminohet monumenti i Vetëm i Trashëgimisë Moderniste

14 Korrik 2020, 06:35 Nga DOSJA
Studiuesi grek në trishtim për prishjen e shkollës

TIRANË– Studiuesi grek, Kosta Giakoumis, është trishtuar për shembjen e shkollës bujqësore në Kavajë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Giakoumis shkruan se se këtë lajm e ka marrë vesh dhe ka ndjerë një keqardhje shumë të mdhe. 

Studiuesi ka publikuar edhe disa foto nga kjo shkollë. Krah imazheve shkruan se fatkeqësisht, godina të tilla që Amerikanët i shembën në emrin e modernizmit, por që më vonë pendohen dhe harxhojnë miliona për ruajtjën e memories arkivore dhe fotografike të tyre ne i shëmbim pa vrarje ndërgjegjeje.

Sipas Giakoumis, kjo gjë e shkëput sistematikisht lidhjen e këtij populli me aspekte të caktuara të trashëgimisë së vetë.

Statusi i plotë 

Me keqardhje jo të vogël u mor vesh se godina historike e ish-Shkollës Bujqësore Amerikane “Charles Telford Erickson” në Golem të Kavajës u shemb diteve të fundit (Fig. 1). Instituti Bujqësor Amerikan i Kavajës (Fig. 2) u themelua me datën 20 Shtator 1925 me projektin e studios Thompson & Churchill. Studio ka qenë pararojë e arkitekturës moderniste në Amerikë, duke eksperimentuar me trende të ndryshme të kohës si Stili Ndërkombëtar (ish-Banesa e O.C. Ëebster, në Dodds Ferry, Neë York), apo Bauhaus (godinë 6-katëse në këndin midis Bulevardit Lexington dhe Rrugës Nr. 57, po aty, Fig. 3). Studio dhe lokomotiva e mendimit të tij, Henry S. Churchill (Fig. 4) interesohej më tepër për komunitetin në tërësi dhe njerëzit sesa në godina të vetme dhe përbërësit e tyre. Ndër pararojat e planifikimit të qendrueshëm urban, i ndikuar edhe nga pikëpapjet e arkitekturës organike të Frank Lloyd Ëright, Churchill shkruante që nga 1962 se kërkohet një indë e re natyrale urbane ashtu siç kërkohen paradigma të reja ekonomike dhe shoqërore (The City Is The People / Qyteti Është Njërëzit 1925, 1945, 1962 etj.; The Architect and Community Planning / Arkitekti dhe Planifikimi për Komunitetin 1948).

Me fonde të ndryshme, edhe të qeverisë së ShBAsë me nxitjen e misionarëve protestantë në Shqipëri, godina qe oaz i modernizmit në Shqipërinë e prapambetur të asaj kohe, në një zonë që ende vuante nga kënëta të infektuara dhe malaria (Fig. 5). Projekti u realizua nga një tjetër kolos të arkitekturës moderniste amerikane, Hoëard Raymnd Meyer, trajtimi prejt të cilit i Mensës së Godinës të Djemve (Fig. 6), përbënte shembull të koncepteve që ndiqnin Stilin Ndërkombëtar – avant-guard për periudhën e vetë. Sipas Shpend Bengut, hapësira e bollshme multifunksionale, pa ndarje dhe kolona, kompozimi i teskturave me tulla të kuqe dhe elemente të drunjta u përvetësuan në stilin personal të Meyer-it, i cili i përdori më pas në projektimet e tij më të rëndësishme në ShBA. Fatkeqësisht, godina të tilla që Amerikanët i shembën në emrin e modernizmit, por që më vonë u bënë pishmanë dhe harxhojnë miliona për ruajtjën e memories arkivore dhe fotografike të tyre ne i shëmbim pa vrarje ndërgjegjeje, duke shkëputur sistematikisht lidhjet e këtij populli me aspekte të caktuara të trashëgimisë së vetë. Kjo është një trashëgimi që fqinjët grekë e ruajnë me fanatizëm, siç dëshmohet nga ruajtja e godinës historike të shkollës simotër të ish-Shkollës Bujqësore Amerikane “Charles Telford Erickson” në Golem të Kavajës në Selanik (American Farm School).

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kosta giakoumis kosta giakoumis

Sondazh

Poll