Aktualitet

A përhapet koronavirusi nga ajri? Epidemiologu i jep fund dilemës, nxjerr studimin perfundimtar: Katër regullat që duhet të

14 Korrik 2020, 07:11 Nga DOSJA
A përhapet koronavirusi nga ajri? Epidemiologu i jep fund dilemës,

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin përfundimta në lidhje me përhapjen e koronavirusit nga ajri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Alimehmeti shkruan se studiuesit e Universitetit të Harvardit kanë publikuar së fundmi një përmbledhje të evidencave dhe terive mbi mënyrën se si përhapet virusi i ri.

Sipas Alimehmetit, për të shmangur transmetimin e Covid-19 nga ajri, mjafton që të ruajmë distancën, të mbahet maska, të mbajnë higjienë dhe të njoftojmë edhe të tjerët që t’i respktojnë këto rregulla.

Postimi i plotë

“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!”. Cit. Zig Ziglar. Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja! Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol). Perfundimet e tyre te perkthyera jane:

“…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire. Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”

“…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar. Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.” Pra, vazhdojme me 3 rregullat baze: Distance fizike (2 metra), Higjiene e duarve, Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca., Shtojme rregullin 4 te sugjeruar nga dr. Skënder Brataj. Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme”.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll