Aktualitet

Kultivuan kanabis në një fshat në Mallakastër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe pronari i tokës ku u mboll hashashi

14 Korrik 2020, 06:44 Nga DOSJA
Kultivuan kanabis në një fshat në Mallakastër, arrestohen

FIER– Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis. Sipas njoftimit nga Policia e Fierit, mësohet se tre të rinj dhe një 60-vjeçar janë vënë në pranga, për të njëjtën akuzë.

Ata janë identifikuar me inicialet S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Rromës. Ndërsa, 60-vjeçari, personi, në tokën e të cilit u mboll kanabisi është me inicialet B. H..

Njoftimi i policisë Fier

Evidentohen dhe goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, sekuestrohen disa bimë canabis.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit masiv të territorit, shërbimet e Policisë kanë goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, konkretisht në fshatin Rromës, Mallakastër dhe në fshatin Vloshë, Roskovec.

Në Mallakastër, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Rromës, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasve: S. L., 29 vjeç, B. L., 30 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Rromës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Vloshë, Roskovec, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike canabis sativa në tokën e shtetasit B. H., 60 vjeç. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen kater persona ne fier mallakaster arrestohen kater persona ne fier mallakaster

Sondazh

Poll