Aktualitet

97 viktima dhe 1508 aktivë me Covid-19/ Koronavirusi mbërrinnë Klos, numri i të prekurve në radhët e policisë shkon në 1

14 Korrik 2020, 05:53 Nga DOSJA
97 viktima dhe 1508 aktivë me Covid-19/ Koronavirusi mbërrinnë

TIRANË– 97 viktima dhe 3667 të infektuar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri pas 32938 testimeve të bëra që nga nisja e pandemisë. Aktualisht, raste aktive janë 1508, ndërsa 2062 të tjerët e kanë kaluar tashmë koronavirusin dhe janë përmirësuar.

Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP-ja, njoftoi se 2 qytetare, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjithashtu, Daja deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 451 person adhe 96 prej tyre kanë dalë pozitivë.

Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Dosja.al raportoi një ditë më parë për mbylljen e tre Gjkatave në Tiranë. Gjykata e Apelit në Tiranë, Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kanë pezulluar punët e tyre.

Ndërkohë, sot është konfirmuar edhe rasti i parë me Covid-19 në Klos. Një pushues në Sarandë është konfirmuar me Covid-19 gjithashtu. Këto rastet e reja, pritet që të konfirmohen në raportimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll