Aktualitet

EMRI + FOTO/ Mori leje nga burgu dhe s’u kthye më, arrestohet lezhjani i rrezikshëm që mbante të përjetshmin mbi shpinë,

14 Korrik 2020, 06:39 Nga DOSJA
EMRI + FOTO/ Mori leje nga burgu dhe s’u kthye më, arrestohet

TIRANË– Agim Dodë Margegaj 43 vjeç nga Lezha është vënë në pranga nga policia e shtetit grek. Mësohet se 43-vjeçati ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimin me 35 burg për të.

Margegaj u vu në pranga dje, gjatë një operacioni të zhvilluar në Artemida, Athinë.

Gjatë kontrollit në banesën ku ishte strehuar 43-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan 5 kg dhe 50 gram heroine, 1 peshore elektronike, 1050 euro, karte identiteti dhe pasaportë e falsifikuar, 2 celulare, 1 kreher armë, pajisje plastike presimi.

Droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe policia greke po kërkon tashmë një furgon të llojit “Benz”, me të cilin dyshohet se është kaluar lënda narkotike.

Margegaj ishte dënuar në Greqi me burg të përjetshëm për vrasje me dashje. Ai kërkoi leje për dalje nga burgu, por nuk u kthyer më dhe prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e vendit fqinj. Në Shqipëri, si ka gjithashtu nëj dënim prej 35 vitesh pa shlyer.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim dodë margegaj arrestohet agim dodë margegaj greqi lezhe shqiperi agim dodë margegaj arrestohet agim dodë margegaj greqi lezhe shqiperi

Sondazh

Poll