Bota

AUDIO/ Publikohet “bomba” e radhës: Zaev merr ryshfet 6 milionë €

12 Korrik 2020, 14:16 Nga DOSJA
AUDIO/ Publikohet “bomba” e radhës: Zaev merr ryshfet 6

MAQEDONI E VERIUT- Një tjetër bombë e re është publikuar për ish kryeministrin Zoran Zaev e cilësuar kësaj rradhe si “bomba nukleare”. Në YouTube është shfaqur një regjistrim i ri audio në të cilin dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Mediat në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se regjistrimi së pari është shfaqur në kanalin “Zoki Reketuesi”. Nga biseda kuptohet se Zaev ka marrë një ryshfet të majmë prej 6 milionë Euro.

“Ai më dha këshilla, çfarë duhet të bëj, ai po kërkon para, kështu që ai do të thotë 6 milion euro, 6 milion euro, unë them që është e vlefshme, unë po hyj në këtë punë”, thotë Zaev. Tetova Sot shkruan se gjatë debatit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Zoran Zaev theksoi se nuk e njihte avokatin Vasil Dimishkov, dhe në bombën që u botua u dëgjua se ai e dinte shumë mirë.

Në njërën prej audiove të mëparshme thuhet se zëri i avokatit Vasil Dimishkov, vëllai i gjykatëses Vesna Dimishkova, e cila konsiderohet shumë afërt me Zoran Zaev, po dëgjohet duke kërkuar 6 milion euro që një biznesmen të lirohet. “Jepni 6 milion euro dhe ne do të përfundojmë punën”, thotë Vasil Dimishkov. Në një bisedë me një person të panjohur, Vasil Dimishkov thotë se do të përpiqet të zvogëlojë shumën, edhe pse është e madhe.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni rryshfet per zaev vasil dimishkov zoran zaev rryshfet per zaev vasil dimishkov zoran zaev

Sondazh

Poll