Bota

Rëndohet situata e COVID-19 në Kosovë, në spitale janë 310 pacientë të shtuar, 29 në gjendje të rëndë

12 Korrik 2020, 13:40 Nga DOSJA
Rëndohet situata e COVID-19 në Kosovë, në spitale janë

 

KOSOVË- Situata e COVID-19 në Kosovë, sa vjen dhe po rëndohet. Sipas një njoftimi nga Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës, bëhet me dije se 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 310 janë të shtuar në spitale. Po ashtu mësohet se 123 janë në terapi intensive dhe frymëmarrja e tyre bëhet nëpërmjet tubave me oksigjen.

301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë. Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar​ nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë në javët e fundit është parë një rritje e numrave të të prekurve, po ashtu dhe të humbjeve të jetës. Qeveria ka marrë disa masa duke vendosur sërish orën policore, por duket se situata ka dalë jashtë kontrollit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove raste me covid ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove raste me covid ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll