Bota

I infektuar me Covid-19/ Kishte rritje të tensionit, stabilizohet gjendja e Isa Mustafës

12 Korrik 2020, 13:02 Nga DOSJA
I infektuar me Covid-19/ Kishte rritje të tensionit, stabilizohet gjendja e

PRISHTINË– Prej dy ditësh kreu i LDK-së Isa Mustafa, rezultoi i infektuar me koronavirus, lajm të cilin e publikoi vet ai përmes rrjeteve sociale.

Ditën e sotme nga mediat vendase është raportuar se një natë më parë gjendja shëndetësore e Mustafës ishte përkeqësuar, por sot kryetari i LDK-së e ka kaluar krizën dhe është në gjendje të stabilizuar.

Siç shkruan Indeksonline, Mustafa mbrëmjen e së shtunës kishte rritje të tensionit, por që gradualisht gjendja e tij është përmirësuar, ndërkohë që gjendet në shtëpinë e tij.

Në Kosovë gjendja e Covid-19 është ende mjaftë kritike, pasi çdo ditë e më tepër po rriten ndjeshëm numrat e rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa me covid-19 isa mustafa me covid-19

Sondazh

Poll