Bota

Përfundon takimi online Kosovë-Serbi, Lajçak: Dialogu në rrugë të drejtë pas  20 muajsh 

12 Korrik 2020, 11:44 Nga DOSJA
Përfundon takimi online Kosovë-Serbi, Lajçak: Dialogu në

PRISHTINË – Ka përfunduar takimi online Kosovë Serbi, ndërsa Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák,  ka deklaruar se dialogu është në rrugë të drejtë pas 20 muajsh.

Ndër të tjera Lajçak është shprehur se në takimin e sotëm është arritur pajtueshmëri për axhendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.

“Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pash 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konsturktiv.”- u shpreh Lajçak.

 

Ky ishte takimi i parë i  një niveli të lartë që nga viti 2018, që më pas do të pasohet nga një takim në Bruksel më 16 korrik. Pavarësisht se është një takim online, do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosoves serbi miroslav lajčák dialogu kosoves serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll