Bota

Kthimi i “Hagia Sophia” në xhami, reagon PAPA FRANÇESKU: E mendoj dhe…jam i pikëlluar!

12 Korrik 2020, 11:09 Nga DOSJA
Kthimi i “Hagia Sophia” në xhami, reagon PAPA FRANÇESKU:

VATIKAN–  “Unë mendoj për Santa Sofinë dhe jam shumë i pikëlluar.”-me këto fjalë, të thëna në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ka komentuar vendimin e qeverisë turke për të kthyer përsëri monumentin ikonik të Stambollit nga një muze në një xhami.

Vendimi i Presidentit Erdogan tashmë ka ngjallur kritika dhe dënime të rënda nga komunitetet e krishtera dhe ndërkombëtare ditët e fundit.

Hagia Sophia ishte një bazilikë e krishterë deri në pushtimin otoman (537-1453) dhe u shndërrua më vonë në një xhami, derisa, më 1934, u bë muze me një dekret të Këshillit të Ministrave të qeverisë së Kemal Ataturk, nën Republikën moderne të Turqisë.

Pak ditë më parë  një gjykatë turke anuloi  statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Edhe Presidenti Tayip Erdogan, një besimtar i fesë myslimane  , ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

Burimi: Corriere 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kthimi shen sofise ne xhami papa françesku kthimi shen sofise ne xhami papa françesku

Sondazh

Poll