Bota

Orhan Pamuk kundërshton kthimin e “Hagia Sophia” në xhami: Jam i zemëruar, shndërrimi tregon se nuk jemi më laikë

12 Korrik 2020, 12:48 Nga DOSJA
Orhan Pamuk kundërshton kthimin e “Hagia Sophia” në xhami:

STAMBOLL – Shkrimtari i mirënjohur turk, Orhan Pamuk ka kritikuar vendimin e Presidentit turk, Erdogan për të kthyer kishën Hagia Sophia në xhami. Qeveria e Turqisë nuk duhet ta shndërrojë “Hagia Sophia” nga muze sërish  në një xhami, tha nobelisti i famshëm.

“Unë jam i zemëruar. Kombi turk është shumë krenar që është kombi i vetëm musliman laik dhe kjo ishte shenja më e madhe e tij. Tani ata e morën këtë krenari nga kombi”.- është shprehur Pamuk.

Ai thotë se shumë qytetarë turq, që janë laikë, pas vendimit të qeverisë turke po reagojnë fortë, por zëri i tyre nuk dëgjohet nga askush.

Janë miliona turq laikë, si unë, që qajnë kundër këtij vendimi, por zërat e tyre nuk dëgjohen. Shndërrimi i saj në një xhami, po i tregon pjesës tjetër të botës, se për fat të keq ne nuk jemi më laikë.”- është shprehur nobelisti turk.

Megjithëse sondazhet tregojnë një mbështetje të gjerë për konvertimin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Pamuk thotë se do të ishte një gabim.

Të premten, gjykata më e lartë administrative e Turqisë revokoi një vendim për ta kthyer ‘Hagia Sophia’ të Stambollit në një muze. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan nxori menjëherë një dekret duke urdhëruar që ajo të shndërrohej në një xhami.

“Është e drejtë sovrane e Turqisë të vendosë për cilin qëllim do të përdoret Hagia Sofia.”– tha Erdogan në një fjalim televiziv atë ditë. Më tej ai shtoi se tarifat e hyrjes do të anullohen dhe njerëzit e të gjitha besimeve do të lejohen të hyjnë.

Burimi: Asian.nikkei

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kthimi shen sofise ne xhami orhan pamuk kthimi shen sofise ne xhami orhan pamuk

Sondazh

Poll