Bota

Kundërshtuan vendimin e tij/ Erdogan: Hagia Sophia është çështja jonë, ne nuk duam tension në Mesdhe

12 Korrik 2020, 13:27 Nga DOSJA
Kundërshtuan vendimin e tij/ Erdogan: Hagia Sophia është

TURQIDitën e sotme presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka reguar për vendimin e kthimit të kishës Hagia Sophia në xhami, në një kohë që emra të njohur ndërkombëtarë  kanë  kundërshtuar vendimin e tij.

“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë  tjetër. Është  çështje jona e brendshme.”- u shpreh Erdogan.

Sipas tij vendimi për ta kthyer kishën Hagia Sophi në muze në vitin 1934 ishte vendim jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin turk.

“Unë e them qartë dhe me zë të lartë. Ne nuk duam tension në Mesdhe , i cili ka qenë djep i kulturave të ndryshme përgjatë historisë. Përkundrazi, ne besojmë se depozitat e hidrokarbureve janë një mundësi për të gjithë rajonin, Dera jonë është e hapur për çdo ofertë bazuar në bashkëpunim dhe shpërndarje të barabartë. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë mbi këtë bazë.”-ka thënë Erdogan.

Të premten e 10 korrikut një gjykatë turke anuloi  statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Edhe Presidenti Tayip Erdogan, një besimtar i fesë myslimane  , ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kthimi shen sofise ne xhami rexhep tajip erdogan kthimi shen sofise ne xhami rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll