Bota

Sot përfundon fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, qytetarët për tre ditë me radhë do u drejtohen kutive të votimit

12 Korrik 2020, 13:52 Nga DOSJA
Sot përfundon fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga nesër do të mund të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar. Të gjithë politikanët kanë kohë deri në mesnatë përt ë bindur elektoratin që të votojnë dhe për tre ditë do të jetë heshjta zgjedhore.

Nesër më 13 korrik do të votojnë të prekurit nga Covid-19, 14 korrik votojnë të sëmurët e tjerë, të burgosurit dhe të moshuarit, ndërsa më 15 korrik zhvillohen votimet e përgjithshme, ku mbi 1.8 milion votues do të zgjedhin 120 deputetë.

Partitë kanë pasur kohë që të bëjnë fushatë për 20 ditë me radhë, duke iu bindur rregullave të COVID-19. LSDM me koalicionin “Mundemi” fushatën do ta përmbyll në Manastir. VMRO-DPMNE me koalicionin e saj do ta mbyllë fushatën në Shtip.

Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbyllë fushatën me një konferencë me gazetarët para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku do të flasin kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe kandidati për kryeministër, Naser Zyberi.

Nga ana tjetër koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën e saj do ta mbyllë me mitingun para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare do ta mbyllë fushatën e saj sonte në sheshin e Tetovës. Votimet do të zhvillohen sipas protokolleve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të përgatitur nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në maqedoni zgjedhjet në maqedoni

Sondazh

Poll