Basha: Në esencë Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, ka frikë nga zgjedhjet
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar pranimin nga maxhorancave të kërkesave të opozitës parlamentare. Në një konferencë urgjente për shtyp, Bash...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitën parlamentare pasi i intereson që të mos ketë koalicione parazgjedhore. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se Ramës i intereson që ta “shesë” sikur i interesojnë listat e hapura por në fakt ka një tjetër qëllim pasi sipas tij ka frikë nga zgjedhjet.
“Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura por për koalicionet zgjedhore. Është sanksionuar në Kushtetutë. Ky është halli i vërtetë i Edi Eamës. Rama e ka tmerr koalicionin opozitar. Maska ra se deri më tani ishte shkak një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asgjë. U blenë si gjë e gjallë. Dhe dallavere të tjera. Nga ky moment nuk përfaqësonin më as familjet e tyre. Ishin mall i blerë nga Rama, sapo siç e quajnë socislistet në kafe “Ballaopozita”, natyrisht me përjashtim. Këto propozuan rritjen e prangut, dhe nuk ka budalla që ka njeri ta besojë. Problemet me çdo sistem është bashkëpunimi me krimin dhe politikën. Nëse një kandidat papritur merr mbështetejen e bandave ose oligarkëve, mund të zgjidhet por nuk është më deputet i qytetarëve,”-tha Basha.
Këto deklarata Basha i ka bërë gjatë konferencës me gazetarët. Kreu i PD u shpreh se Rama ka grisur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në KP. Sipas Bashës, Rama s’do listat e hapura, por vetëm ndalimin e koalicioneve pasi është i tmerruar nga humbja në zgjedhje. Numri 1 i opozitës shtoi se për lsitat e hapura duhet të vendosin qytetarët, e tregoi dhe një ‘pazar’ që i kishte ofruar Rama përgjatë vitit 2020. Sipas kreut të PS, Rama i kishte propozuar postin e Kryeministrit e vetë të bëhej President.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar pranimin nga maxhorancave të kërkesave të opozitës parlamentare. Në një konferencë urgjente për shtyp, Bash...
TIRANË -Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas miratimit në parim të nismës së opozitës së re për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij kjo ishte fitorja e par...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp është pyetur se cila do të jetë përgjigjia e tij nëse opozita jashtëparlamentare heq dorë nga mar...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e 5 qershorit është e mbrojtur e për këtë nuk do t’i duheshin “Sinjalet” e 6 deputetëve në Kuvend. I p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij për shtyp ka folur edhe për situatën e koronavirusit në vend. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se një mby...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka për të ndërhyrë në qeveri. Kështu la të kuptohej teksa u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp, nëse “iu ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një konferencë urgjente me mediat, ku ka folur për nismën e fundit në Kuvendit për marrë...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama u zotua disa herë se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket, dhe se është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD pjesë të fitores. “U...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se nuk ka qënë “pro” listave të hapura dhe administratës politike, por i është dashur që të bjerë dakord për të “k...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste mbështeti listat e hapura, pasi pa nga anketimet e brendshme, se shqiptarët kërkonin ndryshimin. I...