Politike

“A do e merrni Bashën në koalicion?”, Rama flet për fitoren: Integrimi! Do të doja të kisha në krah edhe Lulzim Bashë

10 Korrik 2020, 11:59 Nga DOSJA
“A do e merrni Bashën në koalicion?”, Rama flet për

TIRANE- Kryeministri Edi Rama u zotua disa herë se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket, dhe se është i gatshëm ta bëjë Bashën dhe PD pjesë të fitores. Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores.”,-tha ai. 

Por si do ta bëjë Bashën pjesë të fitores? “Fitorja ime është që Shqipëria të vijojë dhe të bëhet më e mirë, të ecë më shpejt në rrugën e integrimit, dhe pjesë e kësaj fitoreje do të dëshiroja që të kisha Bashën dhe PD-në por edhe të tjerët. Diskutimi për c’ka po flasim sot sipas kornizës kushtetuese për të hapura listat, ka filluar shumë kohë më parë. Parlamenti është legjitim dhe sovran.”,-tha Rama, ndërsa më tej, saktësoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, as vendore. “Zgjedhje të parakohshme vendore nuk do të ketë,” tha Edi Rama sot.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, një orë pasi Komisioni i Ligjeve, me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet edi rama ndalimi i koalicioneve rama ndalon koalicionet

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...