Politike

‘Çdo bëni po u tërhoq Basha nga marrëveshja?’ Rama: “Zgjedhorja” nuk është drryn, e kanë menduar gabim

10 Korrik 2020, 12:25 Nga DOSJA
‘Çdo bëni po u tërhoq Basha nga marrëveshja?’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp është pyetur se cila do të jetë përgjigjia e tij nëse opozita jashtëparlamentare heq dorë nga marrëveshja për Reformën Zgjedhore.

Rama tha se marrëveshje e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore, nuk është “kyç” për të mos bërë të tjera.

Materia është fakt. Nëse ata kanë mendur që marrëveshja është edhe një drryn për të tjera aspekte që janë jashtë marrëveshjes, e kanë menduar gabim. Listat e hapura me rëndësi që të mos preken kuotat gjinore,”-tha Rama.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp, një orë pasi Komisioni i Ligjeve, me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 10 Korrik 2020, 11:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e listave dhe miratimin e ndryshimeve në parim në Komisionin e Ligjeve.Ai u shpreh se zonat zgjedhore nuk...